Dy persona janë ekzekutuar paraditen e sotme në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Panaja, në afërsi të mbikalimit.
Autorët e kanë ndjekur objektivin duke e qëlluar me kallashnikov në lëvizje.
Automjeti ka përfunduar në kanal 50 metra pasi ka kaluar mbikalimin e Panajasë.
Brenda makinës tip “Ford” janë gjetur dy persona të vdekur.