Ka kaluar më shumë se një javë që nga zhdukja e biznesmenit shqiptar, Dzani Topalli në Rodos.
Një video e publikuar në mediat greke ka filmuar momentet e fundit të biznesmenit teksa kalonte në rrugën Faliraki dhe mbrapa tij ishte një makinë ngjyrë gri.
Mediat kanë bërë me dije se në makinë pas kishte shtetas shqiptarë.
46-vjeçari kishte qenë me një grup miqsh pasditen e së dielës dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë kishte një takim me një klient në një njësi hoteliere. Një takim që nuk u zhvillua kurrë.