Policia italiane ka arrestuar autorin e vrasjes së biznesmenit shqiptar Fatmir Ara. Mësohet se i dyshuari ra në pranga, pas marrjes në pyetje të një sërë personave, mes të cilëve ata që kishin njohje dhe kontakte me Arën.
Autopsia konfirmoi se biznesmeni ishte vrarë me të paktën tre të shtëna pushke në fytyrë.
Dyshohet se mund të kenë qenë të paktën 3 persona të përfshirë në krim dhe me njohje të mëparshme me viktimën.
Për momentin nuk dihet nëse personi që ka kryer vrasjen ka vepruar i vetëm apo me bashkëpunëtorë apo cili ka qenë motivi i krimit.