-sidi education-spot_img
18.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç paralajmëron Lajcakun: Kujdes për çfarë do të vini në Serbi

Kryesoret

Presidenti i Serbisë Aleksandar ka deklaruar se mbrëmë i ka paralajmëruar emisarët ndërkombëtarët duke iu  thënë “kujdes me çka vini në Beograd”.

Emisari i BE’së Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarët e Presidentit të Francës dhe Kancelarit të Gjermanisë kanë qëndruar sot në Prishtinë, ndërsa në mbrëmje do të jenë në Beograd. Vuçiq ka thënë se u ka çuar mesazhe atyre pas deklaratave të Sveclës dhe patrullimeve me varka në Ujman.

“Mbrëmë I paralajmërova përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe negociatorët dhe I pyta se me cfarë vini në Beograd, këtë nuk do ta tolerojmë. Ne kemei thënë se normat ndërkombëtare duhet të respektohen” ka thënë Vuçiq .

Vuçiq i ka reaguar në këtë mënyrë ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, I cili në një intervistë në T7 ka thënë se Kosova nuk më është e dobët dhe është në gjendje që t’i dalë zot vendit.

“Populli shqiptar nuk është ai populli i dobët atëherë, e Kosova s’është e shtypur e as okupuar sikur atëherë. Jemi shtet i pavarur dhe kemi institucione që janë të gatshme që t’i dalin zot vendit të vet dhe kemi aleatët më të mirë që kemi pasur ndonjëherë”, ka thënë Sveçla në emisionin DPT te Fidani në T7

Por Vuçiq ka thënë se do të flasë më shumë për situatën në Kosovë pas takimit të nesërm me këshillin kombëtar të sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit