-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njësoj si në Shqipëri, vjedhja e energjisë burgos shqiptarin në Holandë

Kryesoret

Një shqiptar dhe tre të tjerë janë arrestuar nga policia Holandeze. Policia iu gjeti afro 650 bimë kanabis, një skemë që u zbulua nga kompania e energjisë elektrike.

Kjo e fundit ngriti një padi dhe kërkoi më shumë se 28,000 euro nga kultivuesit pasi kishin vjedhur energjinë elektrike për rritjen e bimëve.

Policia ka kryer vëzhgime të objektit teksa ka përgjuar edhe celularët e disa prej të dyshuarve. “Një nga bisedat ishte për saksitë dhe dheun e vazove. U gjet një plantacion aktiv me 648 bimë kanabisi, të mbjella në katër dhoma kultivimi.”

Vetëm dy prej tyre u paraqitën në gjyq, njëri është dhe shqiptari me iniciale G.S., i cili u kap në flagrancë në plantacion.

“Gruaja dhe tre fëmijët e tij banojnë në Shqipëri dhe klienti im fillimisht shkoi në Gjermani dhe më pas në vendin tonë për të fituar të ardhura të mira për familjen e tij”, është shprehur avokatia e shqiptarit në gjyq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit