Një 22 vjeçar është vrarë në Podujevë. Policia e Kosovës ditën e sotme ka arrestuar të dyshuarin me inicalet O.Zh, 25-vjeçar.
I dyshuari është dorëzuar në polici pas rreth tri ditësh në arrati dhe është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për “vrasje të rëndë”.
“Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorëzohet në polici. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Express.
22-vjeçari ishte therë për vdekje me thikë në Gllamnik të Podujevës. Sipas policisë vrasja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.