-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukrainasit po shesin në tregun e zi armët e NATO-s? Çfarë zbuloi investigimi i BBC?

Kryesoret

Disa pretendime janë ngritur nge televizionet ruse, se ukrainasit po shesin armët e dhuruara në tregun e zi. Një skenar i tillë është investiguar nga prestigjiozja britanike BBC.

“Ukrianasit po shesin Javelins në rrjetin e errët. Komanda e Forcave të Armatosura të Ukrainës rishit pajisjet dhe armët e furnizuara nga NATO.” Media ruse i referohet në deklaratën e saj një arme antitank.

Në të njëjtën ditë, një tjetër kanal Telegram pro-Kremlinit, me 700,000 ndjekës, postoi në rusisht: “Falë Bidenit dhe miqve evropianë të Ukrainës, Javelins, mitralozë dhe madje edhe tanke do të shfaqen në të gjithë botën në duart e terroristëve dhe kriminelët”.

Fotografitë e bashkangjitura postimit tregonin një reklamë që supozohej se shiste FGM-148 Javelin, një sistem raketor antitank i prodhuar nga SHBA, për 30,000 dollarë.

BBC ka arritur të hy në këtë treg dhe ka konstatuar që kishte një përputhje të armëve, por kishte gabime në të shkruarin e gjuhës ukrainishte.

Shitësi pretendon se ka bërë 32 marrëveshje të suksesshme duke shitur karabina të prodhuara në SHBA [një lloj pushke automatike], pistoleta dhe pushkë të tjera që dyshohet se janë dorëzuar brenda Ukrainës.

Megjithatë, BBC zbuloi se shumë nga fotot e armëve nuk ishin ashtu siç dukeshin.

Shenja e kuqe paralajmëruese tregon se imazhi është i vjetër ose është manipuluar

Ne gjetëm imazhin e karabinës M4 të postuar në një faqe interneti ruse në vitin 2014. Imazhi i një pushke tjetër të reklamuar nga shitësi ishte marrë gjithashtu në vitin 2014 dhe ishte postuar në faqen e një entuziastësh të armëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit