-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova planifikon të aplikojë për statusin e vendit kandidat, Brukseli parashtron kushtet

Kryesoret

Kosova është duke synuar në vazhdimësi që të ecë drejt integrimeve euroatlantike. Megjithatë, pengesë kryesore në këtë rrugë janë raportet me Serbinë dhe pesë shtetet mosnjohëse të cilat janë pjesë e Bashkimit Evropian. Nga Brukseli konfirmojnë se rruga e integrimit varet edhe nga normalizimi i raporteve me Serbinë, derisa rikujtojnë se aplikimet duhet marrin përkrahjen unanime të Këshillit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës së përbashkët për media me kancelarin gjerman, Oalf Scholz, të mbajtur në qershor të këtij viti kishte paralajmëruar se Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE në fund të vitit.

Një aspiratë e tillë e Kosovës kishte marrë një përgjigje të ftohtë nga kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, gjatë vizitës së saj në Kosovë, e cila kishte thënë se fillimisht duhen normalizuar raportet me Serbinë e pastaj integrimi, shkruan Gazeta Express.

Se procesi i integrimit varet edhe nga normalizimi i raporteve me Serbinë e thonë edhe nga Brukseli zyrtar.

“Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. BE vazhdon të mbështesë Kosovën që të vijë me afër BE-së duke filluar përmes implementimit të marrëveshjes BE-Kosovë për Stabilizim Asociim që ka hyrë në fuqi në vitin 2016. Detaje tjera për progresin do të mund të gjenden në raportin vjetor që pritet të publikohet në tetor”, ka thënë për Express zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez.

“Për të dyjat, Kosovën dhe Serbinë, rruga drejt BE-së varet gjithashtu edhe nga normalizimi i raporteve”, ka potencuar Hernandez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit