-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimet e apartamenteve në BE për 12 vjet u rritën me 48%; Në Tiranë u shtrenjtuan 40% brenda një viti

Kryesoret

Çmimet e apartamenteve në Bashkimin Europian nga viti 2010 deri në 3-mujorin e dytë të 2022, janë rritur 48%.

Për të njëjtën periudhë qiratë janë shtrenjtuar me 18%, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në tregun e pasurive të paluajtshme në Europë, në Tiranë çmimet e apartamenteve janë rritur gati 40% vetëm vitin e fundit.

Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit I 2022 me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij.

Në raport me periudhën bazë, që është viti 2013, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%, ose më shumë sesa dy herë me mesataren e bashkimit Europian (që e mat nga viti 2010).

Edhe sipas vëzhgimi të Monitor për kryeqytetin rezulton se çmimet e apartamenteve janë rritur 40% më shumë se vjet. Në kryeqytet këtë vit janë hapur shumë kantiere të reja ndërtimi.

Krahasuar me vjet në objektet e reja ku sapo kanë nisur ndërtimet çmimet janë më të larta.

Në periferitë e Tiranës siç është “Kinostudio” apo “Astiri” çmimet e apartamenteve të reja kanë arritur 1,000 deri 1,100 euro për metër katror nga 900 deri 1,000 që ishin vjet çmimet në këto zona. Rritja është 10% më shumë.

Në zona të tjera rritja e çmimeve është më e lartë. Në zonën e Komunës së Parisit vjet çmimi maksimal për apartamentet e reja ishte 1,700 euro për metër katror. MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit