Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës këtë të premte pasi u kap me armë në banesë.
I arrestuari është Kujtim Jangozi.
Në banesën e 47-vjeçarit, policia gjeti të fshehur një armë zjarri pushkë, si dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.