-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tajvani i kundërpërgjigjet Kinës: Nuk do bëjmë kompromise për lirinë

Kryesoret

Tajvani nuk do të tërhiqet nga sovraniteti i tij, as nuk do të bëjë kompromis për lirinë dhe demokracinë, dhe populli i tij kundërshton qartë idenë e Pekinit për ta menaxhuar atë si “një vend, dy sisteme”, tha sot zyra e presidentit të Tajvanit Tsai Ing-wen.

Njoftimi erdhi menjëherë pas fjalimit të presidentit kinez Xi Jinping në hapjen e Kongresit të Partisë Komuniste Kineze në Pekin, në të cilin lideri kinez vuri në dukje se i takon popullit kinez të zgjidhë çështjen e Tajvanit dhe se Kina kurrë nuk do të heqë dorë nga përdorimi i forcë në Tajvan.

Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit dhe në rajon është përgjegjësi e përbashkët e të dyja palëve dhe një takim në fushën e betejës nuk është një opsion, theksoi presidenca e Tajvanit në deklaratën e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit