-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau gruan rumune dhe i fshehu trupin për 2 ditë, vetëdorëzohet në polici 49-vjeçari shqiptar

Kryesoret

Avni Mecja, bashkëshorti i shtetases rumune, e cila u gjet dje e vdekur në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Tirolit Jugor, është paraqitur në Prokurorinë e Bolzanos. Ai u vetëdorëzua, disa orë pasi autoritetet nisën kërkimet për të.

Trupi i 35-vjeçares rumune Alexandra Elena Mocanu u gjet dje në shtëpinë e saj në Viale Trieste 42. Për të përcaktuar shkaqet e vdekjes do të priten rezultatet e autopsisë, e cila do të kryhet në orët e ardhshme. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri tani, vrasja daton disa orë para zbulimit, ndoshta mbrëmjen e së shtunës .

Hetimet nga prokurori dhe policia, të koordinuara nga prokurorja Claudia Andres u fokusuan menjëherë te bashkëshorti i gruas. Avni Mecja, një shtetas shqiptar 49-vjeçar, thuhet se i ka telefonuar vëllait të tij të shtunën për t’i thënë se duhej të ikte pasi ishte në kërkim.

Ishin pikërisht të afërmit e burrit që të ngritën alarmin dhe të treguan për telefonatën. Megjithatë, edhe për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në orët e fundit, Prokuroria e kryeqytetit të Tirolit Jugor ka ftuar çdo dëshmitar që ka pasur informacion të dobishëm të kontaktojë policinë.

Kur u përhap lajmi, disa fqinjë shkruan në rrjetet sociale se shpesh i dëgjonin të dy duke u grindur, ndonjëherë edhe me britma të saj. Çifti jetonte në katin e pestë të një pallati jo shumë larg qendrës dhe mesa duket nuk kishte shumë marrëdhënie me banesat e tjera. Alexandra punonte në një lokal brenda qendrës tregtare Centrum, në via Galvani. Ajo portretizohet si një grua punëtore gjithmonë e disponueshme dhe e pëlqyer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit