Një 34-vjeçar nga Pogradeci ka rënë në prangat e policisë. Arjon Olldashi ishte pikasur nga policia teksa shpërndante kokainë në lagjet e qytetit me një motor tip “Suzuki”.
Pas kapjes, policia ka kontrolluar dhe shtëpinë e tij ku ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 2 thika, municion luftarak, rreth 40 gr. kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe shuma parash.
“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi A. O. ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe bënë lokalizimin e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë kohës që po lëvizte me një motor tip “Suzuki”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike,” ka njoftuar policia