Në orët e para të ditës së sotme, 00:05 në fshatin Talinovc të Muhaxherëve nē Ferizaj ka ndodhur një aksident nga ku mbeti i vdekur një person.
Një automjet që po drejtohej nga personi me inicialet B.G., 44-vjeçar ka përplasur një person për vdekje.
Sipas policisë, “deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si shkak i shpejtësisë”.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima/këmbësori ka vdekur.
“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet”, tha Veseli.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa shoferi i automjetit është arrestuar.