Disa detaje të reja janë zbuluar nga vrasje e Briken Sanajt, e ndodhur 5 ditë më parë në zonën e Kodrës së Diellit.
Makina, e cila është përdorur nga vrasësit kishte hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës vetëm 3 ditë para ngjarjes së rëndë. Mësohet se targat i janë ndryshuar brenda kufirit.
Sipas policisë, vrasja është kryer nga një qitës amator, kjo pasi vrasësit kanë lëvizur me të njëjtën makinë gjithë kohën për të gjurmuar viktimën.
Hetimet për këtë ngjarje janë shtrirë edhe në Lezhë. Aty policia ka sekuestruar kamerat e disa lokaleve ku mund të ketë qenë i pranishëm viktima apo që mund të kenë kapur lëvizjen e killerave.