-sidi education-spot_img
-3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndanin “doza”, arrestohen dy të rinj në kryeqytet

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj pasi shpërndanin lëndë narkotike.

Blutë e Tiranës njoftojnë se mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë:

J. V. 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 30-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestua D. Z 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 22-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit