-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Veri, Kurti thërret në takim liderët e opozitës

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët e opozitës për t’u takuar pas zhvillimeve të fundit në Veri.

Ftesës për takimsot në mëngjes i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, tha Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.

Ndërsa sipas zëdhënësit të AAK-së, Lulzim Blakës, “tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit”.

“Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim”, theksoi Blaka.

Por, nga Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që të ketë harmonizim të veprimeve institucionale për situatën e krijuar në Veri.

Përmes një letre të dërguar të hënën nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai ka thënë se koordinimi mes pushtetit dhe opozitës është i rëndësishëm.

“Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, jua shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë”, thuhet në letrën e Krasniqit./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit