Policia spanjolle “Guardia di Civil” në bashkëpunim me policinë shqiptare ndërhynë në një operacion “sekret” në qendrën “Dardanët” në Elbasan.
“5pyetjet.al” publikon pamjet e momentit kur policia futet me vrap me shpejtësi brenda qendrës tregtare për të kapur personat që ishin në listë.
Por dera ishte mbyllur dhe shënjestra kryesore ishte arratisur. Pas disa tentativash dera e biznesit, që funksiononte si call center u hap me shpërthim nga policia.
operacioni është në zhvillim, por përpos bashkëpunimit nuk përjashtohet fakti që mund të ketë pasur dekonspirim për operacionin, pasi njeriu kryesor u arratis.
Përpara se të niseshin për në Elbasan, efektivët e policisë spanjolle kanë zhvilluar disa takime në Tiranë, mes tyre në SPAK.
Paraprakisht mësohet se kemi të bëjmë me të njëjtën skemë si pak ditë më parë që u finalizua nga drejtësia italiane, ku mijëra qytetarë ishin mashtruar përmes call center.
Operacion “top secret”! Hapet me shpërthim dera në Elbasan, kush po kërkohet?