-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti në veri, Kurti takon Borrellin

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Paris.

Pas Kurtit, Borrell do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Siç ka njoftuar dje Bashkimi Europian, takimet e Borrellit me dy liderët ballkanikë po bëhen për shkak të situatës së krijuar në Kosovë, si dhe diskutimin mbi avancimin e dialogut që lehtësohet nga BE.

“Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkruar dje zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në Twitter.

Kurti bashkë me presidenten Osmani janë duke qëndruar në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Dy krerët e Kosovës dje u pritën në takim nga Macron, të cilët, sipas komunikatës së përbashkët, me të diskutuan mbi propozimin franko-gjerman.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit