-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet Kosovë-Serbi, Borrell: Kjo është kriza më serioze e 10 viteve të fundit

Kryesoret

“Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit dhe të dyja palët duhet që urgjentisht të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve”, tha në një konferenë për media, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Ai tha se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, ose siç tha, “do të kemi situatë të rrezikshme”.

Borrell tha më herët gjatë ditës se i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale.

“Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për dalje nga kriza, [të cilin] duhet ta shqyrtojnë [palët]”, tha Borrell para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, që u mbajt në Bruksel.

As pas takimit, ai nuk dha detaje se çfarë përmban propozimi, por falenderoi Francën dhe Gjermaninë për ndihmën.

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë të larta, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa të paligjshme serbe./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit