Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se Edi Rama ka detyruar punonjësit e administratës së Vlorës që të shkojnë në takim.
Blushi është shprehur se kjo është një vepër penale, pasi kush nuk paraqitej rrezikonte të hiqej nga detyra. Sipas tij e përfshirë në këtë skemë është nënkryetarja e bashkisë së Vlorës, Aulona Veizi.
“Duke u solidarizuar me punonjësit e administratës publike u bëjmë thirrje të mos frikësohen, të zbatojnë me përpikmëri vetëm ligjin dhe statusin e tyre, si dhe të refuzojnë pjesëmarrjen me pahir në mitingjet mashtruese të Edi Ramës. Partia e Lirisë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë do të jenë gjithmonë në mbrojtje të lirive, të drejtave të tyre dhe të zbatimit të ligjit. Modeli shtypës i qeverisë së Edi Ramës është në largim! Ora e llogaridhënies po afron!” ka shkruar Blushi.