-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Louis van Gaal: Nuk do t’i bashkohemi protestave të Gjermanisë

Kryesoret

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal u shpreh ditën e sotme se skuadra e tij nuk do ti bashkohet protestës së Gjermanisë në lidhje me shiritin “One Love”.

Lojtarët e Gjermanisë mbuluan gojën me dorë para ndeshjes së tyre kundër Japonisë në shenjë se FIFA po hesht në lidhje me situatën e shiritit që mbështet të gjithë personat pavarësisht drejtimit të tyre seksual.

Holanda filloi fushatën “One Love” përpara Euro 2020 për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen si një mesazh kundër diskriminimit.

Gaal u shpreh se ata kanë reaguar më parë në lidhje me diskriminimin dhe se për momentin do të përqendrohen në futboll.

Holanda mundi 2-0 Senegalin në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2022 dhe sot do të përballet me Ekuadorin në orën 17:00 në stadiumin “Khalifa International”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit