-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U merrja para se kisha kredi”! Rrëfehet polici bashkiak që grabiste te liqeni

Kryesoret

Sajmir Muzikanti, polic bashkiak, ka rrëfyer para prokurorisë sesi ndodhte grabitja e qytetarëve tek Liqeni Artificial.

Ai ka treguar se ndihmohej nga Serxho Cani, një tjetër punonjës policie. Muzukianti është shprehur se grabiste qytetarët pasi kishte kredi për të larë.

“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion”, ka dëshmuar ai.

Nga ana tjetër, Cani, polici i patrullës i ka mohuar akuzat dhe ka treguar se s’ka pasur përfshirje në grabitje.

Por provat nga AMP kanë treguar të kundërtën. Dy policët, vepronin kryesisht në zonën e Liqenit Artificial dhe vidhnin qytetarët kur i kontrollonin, ose konsumuesve të kanabist i merrnin para që mos ti grabisnin.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit