Roxhesa Klironomi 24 vjeçe është viktima e dytë e aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Vajza nga Durrësi nuk kishte mjet identifikimi me vete, gjë që solli edhe vështirësi për identifikimin e saj. Ajo ndërroi jetë së bashku me Silva Gjergjin, banuese në Mirditë.
FOTO/ Darka e fundit! Kjo është vajza që iu pre jeta në lule të rinisë në Tiranë
Shoferi 26-vjeçar, Arbër Tivari banues në lagjen nr. 11 në Durrës është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Të rinjtë po udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.
Drejtuesi i makinës Arbër Tivari 26 vjeç ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen në autostradën Durrës-Tiranë.
FOTO/ Kjo është e shkuara e errët e të riut që çoi drejt vdekjes dy vajzat në Tiranë








