-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndeshja SHBA-Iran kalon kufijtë e futbollit

Kryesoret

Ndeshja mes kombëtareve të futbollit të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit sot pasdite në Kampionatin në Katar po pritet me interes jo vetëm si ngjarje sportive, por edhe në kontekstin e marrëdhënieve mes dy vendeve. SHBA dhe republika islamike kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike që nga viti 1980 pas Revolucionit Islamik dhe aktualisht situata mes tyre është e tensionuar. Kur ekipet u përballën me njëri-tjetrin në Botërorin e vitit 1998, ndeshja që u fitua nga Irani, u konsiderua si nga më të ngarkuarat politikisht në historinë e Kupave të Botës.

Ekipet e të dy vendeve e kanë të qartë që nuk bëhet thjesht fjalë për një lojë futbolli. Trajneri i kombëtares amerikane, Gregg Berhalter tha në një konferencë për shtyp se ekipi i tij do ta përdorte firoren e Iranit 2-1 në vitin 1998 për të nxjerrë mësime dhe për të dhënë maksimumin.

Ai anashkaloi në komentet e tij konsideratat politike duke këmbëngulur se ato nuk do të linin në hije entusiazmin për vetë lojën, ku SHBA mund të kualifikohet për raundin e ardhshëm nëse fiton, ndërsa Iranit i duhet vetëm një pikë.

Por në një shenjë se politika është e pranishme, kapitenit të kombëtares amerikane, Tyler Adams iu desh t’i përgjigjej një pyetjeje të një gazetari iranian, i cili pasi vuri në dukje se ai po e shqiptonte gabim emrin e Iranit, kërkoi mendimin e futbollistit amerikan për diskriminimin e afrikano-amerikanëve në SHBA.

“A ndjeheni mirë që përfaqësoni SHBA-në?”, pyeti gazetari iranian.

“Kërkoj ndjesë për shqiptimin e gabuar të emrit të vendit tuaj. Por diskriminim ka kudo. Unë kam mësuar, veçanërisht nga jeta jashtë vendit në vitet e fundit dhe nevoja për t’u përshtatur me kultura të ndryshme, se në Shtetet e Bashkuara, ne vazhdojmë të bëjmë përparim çdo ditë”, tha kapiteni Adam./VOA

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit