Një tjetër seancë e dështuar. Sot është shtyrë sërish gjyqi ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Seanca është shtyrë për në 14 dhjetor ora 10:00 me argumentin se nuk është njoftuar Emiliano Prenga, i dëmtuari në ngjarjen e 21 prillit 2021.
Flet për herë të parë polici që vrau “Pipin” e Elbasanit: Kokën e ul vetëm para vajzës (Dëshmia)
Sipas gjykatës, duke qenë se të gjitha format e njoftimit janë ezauruar, tashmë është kërkuar që njoftimi i Emiliano Prengës të bëhet me shpallje.
Brenda 10 ditësh merret e mirëqenë që personi është njoftuar dhe në seancën e radhës mungesa e tij nuk bëhet më pengesë për shtyrjen e procesit.
Pjerin Xhuvani, mjeku i njohur me si “Pipi” i Elbasanit, u ekzekutua nga Paplekaj 4 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021.
Efektivi ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës. Nga sherri dhe plumbat u plagosën 4 persona të tjerë.
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që, sipas tij, po blinin vota.