Disa detaje të reja janë zbardhur nga rasti i laboratorit të kokainës në Fier. Mësohet se këtë skemë janë të përfshirë disa zyrtar police dhe disa doganierë.
I akuzuar kryesor, i cili dyshohet se ka sjellë kokainën në Portin e Tivarit, biznesmeni Nikolin Gjolena nga përgjimet e SPAK del se për të i është kërkuar një polici ti mbyll problemet që kishte me ligjin, raporton FaxNews.
Nga përgjimet ka rezultuar se emri i Gjolenës i është dërguar me mesazh në numrin e punës efektivit në fjalë, por SPAK dyshon se mund të jetë dhe një kod i përdorur mes trafikantëve.
Një ditë pas komunikimit me Gjolenën, efektivi, që sipas SPAK është verifikuar, ka komunikuar edhe me shtetasin Viktor Çervanaku.
Deri më tani janë arrestuar Viktor Çervanaku, Zenel Çervanaku, Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.