-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Endri Shabani: Dhuna nuk është kurrë përgjigja!

Kryesoret

Një jave me pare na kryqëzuan enveristet sepse kërkuam qe ne sheshin me te madh te Tiranës te promovonim nje intelektual te Rilindjes Kombëtare, dhe jo njerëz qe njihen për vrasjen e kundërshtareve politik.

Ne fakt, parlamenti i pare i viteve 1920 i ngjante nje skene lufte. Lufta politike, ishte ne kuptimin e pare te fjales, sepse kundershtari nuk largohej me vote por me kobure.

Pershembull Avniu organizoi dy atentate ndaj kundershtareve politik: duke vrare ish kryeministrin ne Paris, dhe duke plagosur ne Parlament kryeministrin e kohes (Ahmet Zogu me pas u be mbret).

Une e kuptoj ngjarjet e nje kohe nuk mund te interpretohen lehte ne nje kohe tjeter, por une jam kunder promovimit ne 2022 te vrasjes si zgjidhje te problemeve politike.

Dhuna ka 100 vite qe promovohet si model politik ne kete vend.

Nuk ka fjale qe mund te pershkruar regjimin kriminal qe ngriti Enver Hoxha mbas luftes se dyte boterore, por ajo nuk ishte e vetmja periudhe ku dhuna u perdor si mjet politik.

Edhe mbas viteve 1990 ne kemi pare se si aktoret kryesore i kane zgjidhur betejat politike permes dhunes.

Mjafton te permendim se si u rrah gazetari opozitar Edi Rama ne vitin 1997, apo si u dogj gazeta opozitare te asaj kohe.

Nga ana tjeter pame se si u plagos deputeti Azem Hajdari ne Parlament dhe u vra nje vit me vone, ne 1998.

Pa permendur ketu dhunen policore dhe te SHIK-ut te fillim viteve 90, deri tek vrasja e protestuesve ne bulevard ne vitin 2011.

Kemi pare se si iu hodh Berishes ne vitin 1996, apo se si ai kerkoi hakmarrjen per ata qe i prishen protesten ne Tropoje.

Prandaj une jam kunder goditjes qe iu be sot Berishes me grusht, sikurse jam kunder edhe rrahjes qe iu be atij nga truprojat e Berishes.

Une jam kunder, sepse nuk dua te jetoj ne nje shoqeri ku dhuna eshte pergjigja e problemeve.

Une jam kunder promovimit te dhunes si model dhe nderimit te atyre qe njihen per akte dhune.

Une dua te jetoj ne nje shtet ku problemet nuk zgjidhen as me grushta, dhe as me kobure.

Une besoj qe Berisha, Rama, Meta, Veliaj dhe Basha meritojne te paguajne per ato qe i kane bere ketij populli, por jo me gjak.

Padyshim qe ata kane kusure, dhe padyshim qe ata meritojne te paguajne sipas ligjit! Por ekzaltimi per gjak, per hakmarrje apo per eleminim, i ka sjelle shume dhimbje ketij populli.

Aq dhune sa ka perjetuar ky popull ne keto 100 vite shtet modern (nuk po i llogaris 10 vitet e para pas pavaresise) ka mjaftuar per te kuptuar qe dhuna prodhon edhe me shume dhune.

Ne fakt dhuna si mjet per te bere politike na ka sjelle ketu…

Prandaj ka ardhur koha te shkeputemi perfundimisht nga ky model, dhe te promovojme tjeter menyre te berit politik, sepse dhuna nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk do jete kurre pergjigje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit