Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të marrë pjesë në punimet e Samitit Plenar të Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor, i cili do mbahet sot në Tiranë.
Në orën 18:00 Kyriakos Mitsotakis do të takohet me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos.
Në orën 18:45 ai do të ketë një takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla dhe në orën 19:30 me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.
Në orën 20:00 kryeministri do të takohet me homologun e tij shqiptar Edi Rama. Më pas ai do të ulet në një darkë pune të shtruar nga Rama.
Të mërkurën, më 7 dhjetor, kryeministri do të vizitojë Himarën, ku do të ketë takime me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke.
Emigrimi në fokus/ Samiti i BE në Tiranë, aty ku do të ndahen 2.6 mld euro për energjinë në rajon!