-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po kthen kohën e Millosheviçit”, Kurti: SHBA dhe BE të dënojnë dhunën

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se barrikadat e “kriminelëve me maska” të ngritura në veri të Kosovës, duhet të hiqen menjëherë.

Për këtë, ai tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është në kontakt me komandantin e misionit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Kurti po ashtu tha se Serbia ka disa ditë që po “e kërcënon Kosovën me agresion”.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së”, shkroi Kurti në Facebook.

Sipas tij, kërkesa e Serbisë, për kthimin e ushtrisë në Kosovë, kërkon që ta kthejë “kohën e [ish-udhëheqësit serb, Sllobodan] Millosheviç” dhe që çështja e Kosovës “të kthehet në OKB dhe sa më larg BE-së”.

“Si reagim ndaj propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania [dhe ShBA-ja], duan kthim te KS i OKB-së ku ndodhet vetoja e Rusisë [dhe Kinës]”, tha Kurti, duke iu referuar një plani të propozuar nga Franca dhe Gjermania për zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai kërkoi që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të dënojnë dhunën, që tha se është e orkestruar, duke shtuar se një mosdënim, “do ta inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës. Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit