KPK ka shkarkuar nga detyra të prokurorin e Tiranës, Kudusi Shahu. Komisioni evidentoi mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë, si dhe balanca negative në vlera të mëdha për krijimin e tyre, ku për periudhën 2009-2011 u relatua balancë negative në shumën 10.8 milionë lekë.
Shahu i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi riçeljen e hetimit në dy kriteret e tjerë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin – kërkesë që u pranua prej trupës së kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Xhensila Pinen.
Gjatë seancës së dytë më 7 dhjetor, Komisioni e vlerësoi Shahun pozitivisht për figurën, si dhe nuk u konstatuan probleme domethënëse për profesionalizmin.
Prokurori Shahu e ka filluar karrierën në vitin 1991 në ish-hetuesinë e Kukësit e në vijim në ish-Hetuesinë e Përgjithshme duke vijuar më pas si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.









