-sidi education-spot_img
26.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefonata e fundit para vrasjes! Çfarë filmuan tre dronët e “Krymit” të Elbasanit?

Kryesoret

Erjon Alibej i njohur si (Krymi) vijon që të jetë në qendër të hetimeve të SPAK dhe prokurorisë së Elbasanit, pasi emri i tij del në disa dosje dhe dëshmi. Ai u risoll në skenë nga Nuredin Dumani pak muaj më parë pas dëshmive të tij të forta.

Nuredin Dumani e akuzoi se ishte ai që e porositësi për vrasjen e efektivit Krenar Guçe. Së fundmi mësohet se tre dronë e kapur nga SPAK, në banesën e Alibejt janë çuar për ekzaminim kompjuterik në laboratorin e policisë kriminale.

Me dronët Alibej dyshohet se mund të ketë kryer filmime nga distanca për rivalët. Gjithashtu për ekzaminim janë dërguar dhe dy Hard-Disqe.

Ende nuk dihet se çfarë ka dalë nga ekzaminimet e tre telefonave të vëllait të Erjonit, Endrit Alibej, dajës së tij Arben Dylgjeri dhe turkut, Erdal Durunay, që mbetën të vrarë në 2019 në Elbasan.

Kush ishte telefonata e fundit dhe çfarë mund të kenë biseduar, nëse i trembeshin ndonjë atentati. Saga e vrasjeve dhe hakmarrjes u zgjerua pas masakrës me tre të vdekurit në 2019.

Aktualisht Erjon Alibej ndodhet në burg i akuzuar për disa ngjarje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit