Një person humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e ujit në Elbasan. Viktima është Ligor Bërdufi i cili ndërroi jetë pasi u mbyt në përroin e fshatit Pashtresh në qytetin e Elbasanit.
Video tregon momentin e fundit para se 59-vjeçari të mbytej. Prurjet në përroin e këtij fshati u shtuan ndjeshëm në orët e fundit për shkak të reshjeve me intensitet./ Klan









