Politika shqiptare ka përshëndetur aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka thotë se Shqipëria do të jetë në krah të Kosovës në këtë rrugëtim që ka nisur, duke theksuar se vendi i saj dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE.
Kurti i dorëzon Presidencës Çeke aplikimin për anëtarësim në BE
“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi. Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkruan Xhaçka.
Rama: Serbia, shashkë retorike për Kosovën! Procesi i Berlinit në Tiranë
Nga ana tjetër, Presidenti Bajram Begaj teksa uron krerët e shtetit të Kosovës për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që ta mbështesin Kosovën në këtë proces.
“U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik”, shkruan Begaj.
Kurti dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE, Begaj: Urime Kosovë