-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA/ U burgos padrejtësisht për 25 vite, vritet pak para se të merrte miliona dëmshpërblim

Kryesoret

Një baba i 6-të fëmijëve në Filadelfia, i cili kaloi 25 vjet burg për krime që nuk i kreu, vdiq pas plagëve të marra kur u qëllua gjatë një funerali.

Sipas Daily Mail, Christopher Williams u vra teksa merrte pjesë në funeralin e një të burgosuri të premten pasdite, vetëm 22 muaj pasi u lirua nga burgu dhe para se të merrte një pagesë shumë milionëshe.

Williams u dënua për 6 vrasje dhe u lirua pas 25 vitesh burg, kur akuza e fundit për vrasjen u hoq për shkak se provat e reja të “sjelljes së pahijshme të prokurorisë” dolën në dritë.

Sipas miqve të Williams, ai po merrte pjesë në funeralin e mikut të tij, Tyree Little.

Në momentin që ai doli nga makina e tij u qëllua një herë në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Temple, ku u shpall i vdekur.

Në dhjetor 2021, ai ngriti një padi  kundër ish-prokurores së qarkut Lynne Abraham, prokurorit të gjyqit David Desiderio dhe 17 oficerëve të policisë, duke kërkuar dëmshpërblim miliona dollarësh.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë asnjë arrestim për vrasjen e Williams, i cili kaloi një kohë shumë të gjatë në burg.

Ai u lirua pasi çështja e tij u rishqyrtua dhe u gjetën dëshmitarë të rremë, sjellje të pahijshme të prokurorisë dhe prova të fshehta shfajësuese.

Pas lirimit të tij, burri punoi si marangoz dhe synoi të hapte kompaninë e tij të ndërtimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit