-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga akuza për plagosjen e 23-vjeçares, te zhdukja e Tauland Malshit, kush është Fatbardh Dervishi që u kap në Spanjë!

Kryesoret

Mediat spanjolle kanë raportuar orët e fundit se në Spanjë prej muajit gusht ndodhet në burg një shqiptar i rrezikshëm, i cili u plagos në tentativë për  tu arrestuar nga policia. Bëhet fjalë për Fatbardh Dervishin alias Fatbardh Doda.

Ai është arrestuar nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikim dokumentesh, armëmbajtje pa leje, trafik droge, grup kriminal. Grupi i kryesuar nga ai, maskohej me uniformë policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

Por veç këtyre, Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar të një viti më parë, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23 vjeçaren E. Koroveshi e prej atëherë rezulton person i shpallur në kërkim.

Ndërkohë disa ditë më vonë, Dervishi u akuzua nga Liza Malshi, nëna e të zhdukuri në vitin 2018 në Spanjë Tauland Malshi, se kishte gisht në zhdukjen e këtij të fundit.

Nëna e të riut tregoi se ishte telefonuar nga shoku i tij Edmir Vlashi i cili i kishte thënë se më 25 gusht 2018, ishte telefonuar nga Fatbardh Doda dhe se Fatbardhi i kishte thënë Edmirit: ‘Mos e kërko më shokun tënd pasi unë kam kry punë me të dhe e kam hedhur në mes të detit në Malaga’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit