Të paktën 17 persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën ditën e sotme në një aksident të rëndë trafiku në Nanchang në Kinën Lindore.
Mediat lokale njoftuan se një kamion u përplas në një funeral.
“Aksidenti shkaktoi 17 vdekje, 22 persona u plagosën, të lënduarit janë dërguar në spital” , njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke cituar autoritetet lokale.
Të plagosurit janë dërguar në spital për shërbimet mjekësore.
Sipas autoriteteve lokale po hetohet për shkaqet e aksidentit.
Sipas raportimeve, një grup njerëzish qëndruan në anë të rrugës duke kryer një ceremoni të shkurtër për trupin e pajetë që mbanin përpara se të niseshin për në krematorium.
Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve ishin pjesëmarrës në varrim.
Policia tha se kishte mjegull në zonë dhe pamja ishte e dobët e cila lehtë mund të shkaktonte aksidente rrugore.