-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Isha nisur për të vrarë politikanët e Lezhës’/ Dëshmia tronditëse e 35-vjeçarit që kap me armë gati për qitje në makinë!

Kryesoret

Antonio Leka, një person nga qyteza e Milotit në Kurbin, i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një arsenal i tërë me armë luftarake.

U kap i armatosur deri në dhëmbë, nëna e 35-vjeçarit të arrestuar në Lezhë me gradë të lartë në Ushtri!

Ka qenë vëllai i Antonios, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb.

Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” – ka pohuar Leka.

Plumbi në “gojë”! Kapet “ushtaraku” me antiplumb, kush ishte në shënjestër?

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i ndaluari të ketë dhe probleme të shëndetit mendor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit