Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në Durrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, ku dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi ka rënë zjarr në banesën e shtetasit me inicialet H. T., në lagjen nr. 13.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë 22-vjeçari me inicialet F. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.