-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ s’e njeh, Berisha: Gjykata ma dha mua logon dhe vulën e PD-së

Kryesoret

Dje KQZ deklaroi se zyrtarisht përfaqësues të PD-së njeh atë që është regjistruar në gjyaktë, që ende figuron Lulzim Basha dhe që rrjedhimisht do të thotë grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Por Sali Berisha mendon ndryshe. Ai tha sot se gjykata e shkallës së parë njohu atë kryetar, por akuzoi Edi Ramën se ka bërë presion te drejtësia që të mos regjistrohet vendimi duke lënë në fuqi të vjetrin.

“Ne e kemi logon. Zyrtarisht e kemi logon. Absolutisht në çdo ligj të botës, e kemi logon. Sepse ka një vendim gjykate që e njeh. I gjithë problemi është këtu, Edi Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës.

Kjo nuk do të thotë se nuk kemi logo, ne e kemi logon. Gjykata ka vendosur. Vendimi i gjykatës për një parti është një kontroll i dokumentacionit dhe i parimeve nëse përputhet apo jo me Kushtetutën. Kaq. Nuk ka punë tjetër.

Ke ti objeksione që këto janë false, në çdo vend të botës ti hap proces tjetër. Por palë në këtë proces nuk mund të bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë, ne rrëzojmë çdo vendim gjyqësor. Janë disa parime të paprekshme.

Këtu është gjithçka politike dhe ne do i japim zgjidhjen që meriton. Zgjidhja do jetë revolucioni. Pa diskutim. Nuk ka asgjë këtu, gjykatësi ka dhënë vendimin. Ne do i dalim zot vendimit, ligjit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit