Nisur nga lëkundjet e fundit të forta sizmike, Komiteti i Përhershëm Shkencor i Posaçëm për Vlerësimin e Rrezikut Sizmik në Greqi është ngritur në gatishmëri për të vlerësuar aktivitetin sizmik në të gjithë vendin fqinj.
Katër zona janë vënë nën mikroskopin e komisionit, përkatësisht Lesbos, Kreta, Evia dhe Theba, ku së fundmi kanë ndodhur tërmete, më kryesoret në Lesbos në javën e fundit.
Mbrojtja Civile, duke monitoruar aktivitetin sizmik të ndodhur në zonën greke së fundmi, po vijon me përditësimin e vazhdueshëm të Planit të Përgjithshëm të Reagimit ndaj Emergjencave dhe Menaxhimit të Pasojave të Tërmeteve. Tërmetet nuk parashikohen.









