Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Reggio Emilia, të cilët ekzekutuan një urdhër-arresti evropian të lëshuar ndaj tij nga autoritetet gjyqësore franceze.
Saimir Merdhoqi ishte shpallur në kërkim në të gjithë Evropën pas një dënimi me 3 vjet burg për një sërë vjedhjesh në shtëpi.
Sipas mediave italiane 34-vjeçari njihet me pseudonimin “akrobati”, pasi ishte i aftë që të arrinte edhe në katet më të larta për të hyrë në banesën e synuar.
Që prej së shtunës Merdhoqi ndodhet në burgun e Reggio Emilia në pritje të dorëzimit të autoriteteve franceze.
Sipas dokumentacionit 34-vjeçari që në vitin 2014 ishte përgjegjës për rreth 10 vjedhje në shtëpi në Francë.
Dënimi me 3 vjet heqje lirie për 34-vjeçarin është vendosur nga gjykata e Nancy i cili megjithatë mbeti i pa ekzekutuar pasi i dënuari ishte kthyer në Itali.
Por i arrestuari duhet të vuajë edhe 29 muaj burg: sipas dokumenteve gjyqësore, në fakt ai kishte kaluar 7 muaj paraburgim duke kryer një pjesë të dënimit prej 3 vitesh burg që i ishte caktuar nga autoritetet franceze.