Shqipëria u lëkund mbrëmjen e djeshme nga një tërmet i fortë, i cili ka shkaktuar shqetësime te qytetarët, kryesisht në veri dhe në Tiranë.
Nuk ka qetësi nga tërmeti! Tre pasgoditje pas shkundjes së fortë
Tërmeti u ndje në 4 shtete, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.
Gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgoditje të tjera me magnitudë 2 ose pak mbi 2 që kanë ndodhur në territorin shqiptar.
“Ishte i fuqishëm”! Banorët rrëfejnë tmerrin: Tërmeti çau pallatin
Sipas EMSC, lëkundja ishte në magnitudën 5.2 të shkallës Rihter. Disa minuta më pas u shoqërua nga një pasgoditje.
Lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi.
“Tërmet, tërmet! Shpejt përjashta”! Panik dhe tronditje në Tiranë
Ndërkohë EMSC raporton se epiqendra e tërmetit ishte 14 km nga qyteti i Burrelit dhe me thellësi 2 km.
Dridhjet e tokës shkaktuan frikë dhe panik te një pjesë e qytetarëve të Tiranës dhe qyteteve të tjera ku u ndjenë lëkundje që dolën me shpejtësi jashtë.