-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: PD hetim me Kongresin amerikan për lidhjet e Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi sot se partia që drejton do të ngrejë një komision hetimor parlamentar për lidhjet e Edi Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së që u arrestua. “Do të vendosim lidhje me kongresin e SHBA-së për hetimin e kësaj afere që shëtit sot si re e zezë mbi qellin e Shqipërisë dhe më gjerë” tha ai. Ish-kryeministri zbërtheu lidhjet dhe njerëzit që sipas tij i dhanë 225 mijë dollarët ish-zyrtarit amerikan për llogari të Edi Ramës.

LIVE-Berisha: Lidhja e ngushtë e Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së që u arrestua

“Pra, siç e shihni, një juri e SHBA, vuri nën hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij. Çfarë është zbuluar ndërkohë? Është zbuluar se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër, sipas medieve. Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies ruse, Oleg Deripaska, i cili ose për të cilin ka lobuar te Edi Rama.

Çfarë është Dorian Duçka? Është një mafioz i punësuar si drejtor për katër vite në një konglomerat energjetik kinez. Ju kujtohen avionët që merrnin Edi Ramën dhe Olsi Ramën që i çonin në Pekin? Ato i sillte drejtor Duçka. Kjo kompani është në hetim të thellë në Kinë dhe SHBA njëkohësisht.

Dorian Duçka, sipas FBI, qëndron në paradhomën e kryeministrit. Ai përdor emailin dhe adresën qeveritare. Sipas hetimeve të FBI, përdor email qeveritar të Shqipërisë dhe adresë të qeverisë së Shqipërisë. Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë të drogës, Sinaloa. Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri

Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork. Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.

Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi. Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar me miqësinë që kam me të” tha ai.

LIVE-Berisha: Agron Neza është ish-oficeri i spiunazhit që i dha McGonigalit dy pagesa, 225 dhe 80 mijë $

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit