-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Nëse nuk pranojmë planin franko-gjerman na heqin vizat!

Kryesoret

Plani franko-gjerman është nisma e re e dialogut Kosovë-Serbi. Kjo është lënë e nënkuptuar nga vizita e diplomatëve të huaj në Kosovë si dhe në Serbi.

Mbrëmjen e kaluar presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pajtohet me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ai tha se “de fakto” plani u shndërrua në kuadrin e ri të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ketë asnjë përparim nëse nuk bashkëpunon për këtë.

Duke i cilësuar bisedimet e së premtes si shumë të vështira ai tha se në rast të refuzimit, për pak ditë do të hiqej regjimi i udhëtimit pa viza dhe do të ndërpriteshin investimet në Serbi.

Serbia tha ai duhet ta ketë të qartë se cila është fuqia e saj dhe ajo e vendeve që mbështesin propozimin. Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga serbët në Mitrovicë, të cilët kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme ndaj Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit