-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia “tradhton” Rusinë? Daçiç nuk përjashton sanksionet ndaj Rusisë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka lënë të kuptohet për të parën herë se Beogradi mund të ndryshojë kursin e ndjekur deri tani, dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, një nga kërkesat kryesore të parashtruara Serbisë nga BE-ja në mënyrë që vendi të avancojë në bisedimet e anëtarësimit me bllokun europian.

Në një intervistë për EURACTIV Serbia, Daçiç, një veteran i politikës së nivelit të lartë me një eksperiencë më shumë se 30 vjecare, u shpreh se Serbia- vend kandidat që nga 2012-ta, është udhëhequr në rrugën e saj vlerësimi i bërë situatave në interesin e vet më të mirë.

“Ne e dënojmë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës e kështu votuam edhe në organet ndërkombëtare. Nëse do të vendosim sanksione ndaj Rusisë është një çështje tjetër. Nuk është çështje kohe apo afatesh, është një çështje që ka të bëjë me interesat tona politike dhe ekonomike”, deklaroi ai.

“Nëse diçka ndryshon në dëm të interesave të Serbisë, atëherë vendimi ynë do të përshtatet në përputhje me rrethanat, sepse ne do të vlerësojmë në çdo moment se cili është vendimi më i mirë për ekonominë tonë, për pozitën tonë në botë dhe për qytetarët e Serbisë”, ishte komenti i tij.

Edhe kryeministrja serbe Ana Brnabić, së fundi foli për “agresionin rus kundër Ukrainës”, një formulim ky që nuk ishte përdorur kurrë më parë nga Beogradi, ndërsa e përshkroi nga ana tjetër BE-në si investitorin dhe donatorin më të madh në Serbi. Daçiç shpalli anëtarësimin në BE si “një prioritet për Serbinë”, ndonese e kritikoi Brukselin për zvarritjen e procesit te zgjerimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit