Shaqir Sinani, u vra nga vëllai i tij në rrethana misterioze. Për qytetin e Gramshit, ai njihet si fyelltar e solist i grupit të fyejve Gramsh.
“Ishte njeri i zgjuar. Viktima i binte fyellit gjëra, ishte artist. Ishte në ansamblin e Gramshit. Kishte qef ta dëgjoje kur dilte ai në festivale. Jemi habitur”, tha një prej banorëve.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Tervol të Njësisë Administrative Pishaj.
Autori, Xhevit Sinani ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani 74 vjeç dhe të vëllanë, Shaqir Sinani 73 vjeç për motive që ende nuk dihen.
Fillimisht mësohet se ka vrarë bashkëshorten në banesën e tij dhe më pas ka shkuar tek i vëllai i cili ndodhej rreth 1 km larg shtëpisë së autorit.
Vrau me sëpatë gruan dhe vëllain, flet Kryeplaku i fshatit: Nuk kishin konflikte!