-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e 14 Majit/ KQZ: Votim elektronik edhe në dy bashki të tjera, përveç Vorës!

Kryesoret

Një fond prej rreth 2.5 miliardë lekësh të rinj i ka kaluar qeveria KQZ-së përmes një VKM për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ku ‘pjesën e luanit’ e zënë përgatitjet për votimin elektronik. Nuk do jetë vetëm Vora zonë e votimit elektronik për garën elektorale të 14 majit.

Në Fletoren Zyrtare shihet i zbardhur vendimi i qeverisë, me kërkesë të Ministrisë së Financave për alokimin e një fondit prej 1.9 mld lekësh për financimin e votimit elektronik sipas kërkesës së bërë nga KQZ dhe 600 milionë për shpenzime të tjera.

Mësohet se tashmë KQZ do të shqyrtojë se cilat bashki, veç Vorës që është aktualisht, do të bëhen pjesë e votimit elektronik, ndërkohë që Elbasani dhe Kamza po shqyrtohen.

Ilirjan Celibashi, gjatë një deklarate për mediat pak ditë më parë, tha se kërkohet të caktohet një bashki e madhe për të parë dhe se si mund të shtrihet më mirë ky proces dhe në bashkitë me numër të madh votuesish.

Kujtojmë se në 2020-n, partitë politike në vend vendosën të përfshinin teknologjinë në zgjedhje, duke ia lënë në dorë KQZ-së vendimin për shtrirjen e saj.

Por pas dy procesesh zgjedhore, KQZ-së iu mohuan fondet që kërkoi për garantimin e votimit dhe numërimit elektronik në 6 bashki të mëdha, duke pamundësuar edhe përmbushjen e nenit 22 të Kodit Zgjedhor.

Për ekspertët, edhe pse votimi elektronik u pilotua suksesshëm, problemet elektorale në Shqipëri mbeten peng i vullnetit politik dhe mund të zgjidhen vetëm nga një reformë e thellë.

Më 14 maj 2023, Shqipëria do të organizojë përsëri zgjedhje lokale, këtë herë në të gjithë bashkitë e vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i paraqiti qeverisë planin për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në 6 bashki nga 61 që ka në total.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit