-sidi education-spot_img
19.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jo vetëm në Shkodër/ “Fijet” priten edhe në Dibër dhe Lezhë, disa persona nën hetim!

Kryesoret

Qarku Dibër/Vijon faza e shtatë e zbatimit të planit operacional policor mbarë kombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Shkon në 6 numri i kamerave të  çmontuara dhe në 4 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara.

Strukturat e DVP Dibër bashkëpunim me Komosariatin e Policisë Dibër,  në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në  qytetin e Peshkopisë, shërbimet e Policisë, kanë çmontuar 5 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim shtetasit  S.Ç; L.K; R.S; Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

-Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së njëmbëdhjetë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Mirditë dhe në Zejmen, Lezhë. Për 4 kamerat e instaluara në Zejmen, Lezhë, është inicuar hetimi për 1 shtetase.

Vijon prerja e “Fijeve” në Shkodër, hiqen 20 kamera të paligjshme, ishin “syri” i kriminelëve!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit