-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i frikshëm te “Kthesa e Kamzës”, ka viktima!

Kryesoret

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në afërsi të zonës së Kthesës së Kamzës, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Policia dhe ekipi i mjekëve kanë mbërritur në vendngjarje dhe i është dashur një kohë e konsiderueshme për të nxjerrë shoferin dhe pasagjerët meshkuj, pasi njëri prej automjeteve është përmbysur dhe ka pësuar shtrembërime të mëdha.

Dyshohet se nga shpejtësia e madhe, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me rrethimin metalik dhe me murin e betonit. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur një 35-vjeçar, i identifikuar si Avni Gjuni, pasagjer në njërin prej automjeteve.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit